Në lagjen “Iliria” arrestohet një shqiptar, posedonte substanca narkotike
Gjilan – Në lagjen “Iliria” në Gjilan policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull shqiptar, i cili me vete kishte sasi të dyshuar të narkotikëve të llojit marihuanë 2.2 gramë, një thikë flutur dhe dy paketime me Tramadol me 20 copë njoftoj policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Në po të njëjtën lagje policia ka gjetur në rrugë një sasi të dyshuar të narkotikeve të llojit marihuanë 1.6 gram. Nuk raportohet për të dyshuar të mundshëm./rajonipress/


