Në lagjen “Dardania”, një rrugë mbanë emrin e Enver Ramadanit

Gjilan – Pas 20 vitesh emri i Enverit Ramadanit i cili ishte frymëzim për shumë breza e gjenerata, është vendosur që një rrugë të mbajë emrin e tij. Komuna e Gjilanit më në fund e njeh kontributin kolosal të Enverit në luftën e shqiptareve për liri e shtet të pavarur.

Me emrin e Enver Ramadanit tashmë është emëruar një rrugë në lagjen “Dardania”. Ndonëse me vonesë dhe pas shumw vitesh, roli dhe kontributi i Enverit nuk është lënë në harresë. Këtë e kishte premtuar edhe vet Lutfi Haziri, se do të përkujdesej që edhe Enver Ramadani të zë vendin e merituar në historinë më të re të Kosovës.

Enver Ramadani ndodhet përballë me Alban Ajetin dhe ish avokatin Arif Osmanin. Enveri ka merituar edhe më shumë se kaq sepse është simbol dhe idol për breza të shumtë, që nuk u nënshtruan përballë torturave serbe.

Ndryshe, Enver Ramadani më 1 mars 1990 është ndarë nga jeta në moshën 17 vjeçare Enver Ramadani është nga Stublina e Gjilanit. Vdekja e tij ishte konstruktuar klinikisht nga UDB-ja serbe. Edhe pas kaq vitesh nga vdekja e tij Enveri vazhdon të mbetet frymëzues i luftës për liri e pavarësi. Enveri ngriti dy gishtat e fitores përpara automatikëve e tankeve të policisë dhe ushtrisë që vriste dhe zhdukte rezistencën shqiptare. Enveri është i Kosovës dhe i kalasë së saj për liri dhe pavarësi.

Andaj, Enveri ka merituar dhe meriton një përkujdesje më të madhe të institucioneve kosovare.
Vetëvrasjen e tij klinikisht e kishte konstruktuar UDB-ja dhe argatët e saj, por nuk është mirë që sakrifica e tij të harrohet e aq më parë të injorohet. Gjeneratat e reja do të jenë kujdestar të përhershëm të sakrificës së madhe që bëri Enveri për të jetuar qenia shqiptare e lirë dhe me dinjitet.

Enver Ramadani ishte viktimë e politikës së çmendur serbomadhe. Kështu pati deklaruar në një akademi shkencore profesori dhe historiani i nderuar Shkëlzen Raça, raporton rajonipress.

Enveri duroi torturat më të tmerrshme dhe përjetoj dhunën më të egër në moshën 17 vjeçare. A ka më rëndë se një djalosh si Enveri ta flijoj jetën si revoltë që kriminelët serb i bënë me tortura e dhunë egërsie.

Enver Ramadani është përkujtuar shumë herë në forma e mënyra të ndryshme. Është kërkuar disa herë që përgjegjësit e vdekjes së tij të dalin para drejtësisë. Krimi vjetrohet, por kurrë nuk harrohet. Por a duhet të harrohet nga shoqëria kosovare sakrifica e Enverit.

Në një konferencë shkencore të organizuar nga KMDLNJ para disa vitesh veprimtari Hydajet Hyseni pati thënë se e vërteta nuk guxon as të rrudhet e as të deformohet.

Kurse Behxhet Shala kishte thënë se rasti i Enver Ramadanit duhet të trajtohet nga gjykatat vendore për të dërguar lëndën pastaj në Hagë dhe Strasburg.
“Krimi mund të vjetrohet, por kurrsesi të harrohet”. Kjo ishte porosia që kishin dhënë historianët për rastin e Enverit.

Figura e Enver Ramadanit i cili në zyrat e UDB-së në vitin 1990 ishte keqtrajtuar në mënyrat më shtazarake, deri në kastrim, ka marrë dimension jo vetëm rajonal, por mbarë kosovar dhe më gjerë.

Historiani, Shkëlzen Raça (tanimë i ndjerë) ka thënë se Enveri në kontestin historik ishte ndër të parët që pa hezitim iu përgjigj kushtrimit të lëvizjes gjithëshqiptare në Kosovë. “Enver Ramadani nuk do të harrohet nga historia, sepse qeveritë e ndryshme mund të harrojnë, por jo edhe populli. Veprimtaria e Enver Ramadanit e këtij ndërtuesi të kalasë do të përkujtohet gjeneratë pas gjenerate. Enver Ramadani si dhe tërë rinia e Kosovës janë modeli më i mirë i disponimit liridashës në shkallën më të lartë kombëtare. Enveri pati guxim sepse manifestoj guximshëm kundër sistemit dhunues serb. Ajo që bëri policia e viteve të 90`ta ishte krim sepse e dëmtuan me metodat më të tmerrshme”pati deklaruar Raça.

Ndërsa, Behxhet Shala nga KMDLNJ ka thënë se rasti i Enver Ramadanit ka qenë ndër më të rëndët të asaj kohe. “Ky rast në vitet e 90`ta ka shkuar edhe në Kongresin Amerikan, por mjerisht sot edhe historinë po na e shkruajnë të tjerët. Po mungon përkujdesja institucionale sepse rastet po mbesin në harresë. Shteti nuk po ka vullnet për t`i trajtuar këto raste. Rasti i Enverit duhet të trajtohet në gjykatat vendore e tek pastaj lënda duhet të dorëzohet në Gjykatën e Hagës dhe në Strasburg” pati deklaruar Shala.

Edhe, Hydajet Hyseni ka thënë se në rastin e Enver Ramadanit përgjegjësia nuk është individuale, por shtetërore. “Nuk ka formë dhe metodë gjenocidiale që Serbia s`ka përdorur mbi popullin e Kosovës. E vërteta për rastin e Enverit duhet të sensibilizohet sepse dimensioni i keqtrajtimit që është bërë ndaj tij tregon për metodat më brutale dhe më çnjerëzore që ka përdorur Serbia. E vërteta nuk guxon të tkurret e as të deformohet” ka deklaruar Hyseni.

Kurse, Shemsedin Piraj avokat ka shtuar se rasti i Enverit duhet të marrë jehonë sepse kastrimi është i ndaluar më të gjitha konventat ndërkombëtare.

Xhymshit Xhymshiti ish gjykatës ka thënë se Enveri është maltretuar rënd nga sigurimi shtetëror. “Enveri ka treguar guxim dhe forcë intelektuale, dhe ishte i dalluar në demonstratat e vitit 1990”.

Edhe, Halit Rexhepi ish kryeshef i sigurimit në kohët e viteve të 1990 ka shtuar se Enver Ramadani ishte viktimë e politikës së çmendur serbomadhe. “Nuk është heshtur rasti i vdekjes së Enver Ramadanit nga ana jonë. Sikur mos të kishim bërë këtë përpjekje nuk do të kisha pasur guximin moral dhe njerëzor që të dal para jush dhe familjes së nderuar të Enver Ramadanit” ka thënë Rexhepi.
“Enver Ramadani ngriti dy gishtat e fitores përpara automatikëve e tankeve të policisë dhe ushtrisë që vriste dhe zhdukte rezistencën shqiptare. Enveri është i Kosovës dhe i kalasë së saj për liri dhe pavarësi. Andaj, Enveri ka merituar dhe meriton një përkujdesje më të madhe të institucioneve kosovare. Vetëvrasjen e tij klinikisht e kishte konstruktuar UDB-ja dhe argatët e saj, por nuk është mirë që sakrifica e tij të harrohet e aq më parë të injorohet. Gjeneratat e reja do të jenë kujdestar të përhershëm të sakrificës së madhe që bëri Enveri për të jetuar qenia shqiptare e lirë dhe me dinjitet” ka thënë Nijazi Ramadani në emër të familjes derisa ka thënë se familja e dinë që vrasësi i vërtet i Enverit është polici serb Pera Trajkoviq nga Zhegra e Gjilanit.

Kush ishte Enver Ramadani
Enver Ramadani lindi më 01.02.1973 në Stublinë të Komunës së Gjilanit në një familje punëtore dhe atdhetare.
Nga Stublina në vitin1982 kjo familje shpërngulet në Gjilan, ku edhe Enveri përfundoi mësimet e shkollës fillore. Më pastaj ai vazhdoi mësimet në shkollën e mesme teknike. Demonstratat e vitit 1990 e gjetën atë në vitin e parë të shkollës së mesme, ku edhe iu bashkua atyre krah përkrah me Reshat Ymerin i cili qe vra mu pranë tij, ku edhe ishin plagosur edhe shumë të tjerë.

Në ato demonstrata u bie në sy policisë dhe bashkëpunëtorëve të tyre të cilët më vonë më 20.02.1990 para shtëpisë e arrestojnë në prani të motrës.

Pasi që e dërgojnë në stacionin policor ai i nënshtrohet formaliteteve më barbare që ka njohur ndonjëherë historia e përvuajtjeve . Ai përveç ofendimeve në baza morale dhe kombëtare i nënshtrohet edhe dhunës me elektroshok e deri te metodat më çnjerëzore për dëmtimin e organeve gjenitale – kastrim për t`i thënë se tash nuk do të lindësh më fëmijë shqiptar.

Ai në këtë kohë vetëm sa i pat mbushur 17 pranvera. E përjetoi rëndë këtë situatë dhe përkundër vizitave të panumërta dhe kujdesit si të shokëve, të afërmve, bashkëmocanikëve të vet që ta përballojë këtë situatë ai nuk arriti ta tejkalojë dhe vendosi që këtyre vuajtjeve të ju jep fund duke marrë një litar të vogël dhe duke u varë në ambientet e shtëpisë së vet.

Varrimi i tij bëhet me 1 mars 1990 dhe mbahet mend gjithmonë për nga numri i pjesëmarrësve rreth 15.000 vetë të cilët ia dhanë lamtumirën e fundit shkëndijës së re të një lufte të ardhshme të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS