Fundamenti

Në Kuvend të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

N’ Kuvend të Kosovës seç po fishkëllejnë pipëzat – Shefat japin shenjat se po fillojnë krizat ! N’ Kuvend të Kosovës seç na u bë tërmeti – Pozitë – opozitë luftojnë në mes veti !

N’ Kuvend të Kosovës po kërcasin grushtet –
Luftojnë deputetët për të mbërri n’ pushtet !
N’ Kuvend të Kosovës përdoren fjalë t’ tharta –
Luftojnë deputetët për pozita t’ larta !

N’ Kuvend të Kosovës derdhet ngjyrë e kuqe –
Luftojnë deputetët vetëm për kolltuqe !
N’ Kuvend të Kosovës po kërcasin shqelmat –
Luftojnë deputetët, përdorin dhe helmet !

N’ Kuvend të Kosovës po kërcasin shishet –
Luftojnë deputetët, mbledhja që të prishet !
N’ Kuvend të Kosovës po kërcasin gotat –
Luftojnë deputetët për t’ i mbledhur votat !

N’ Kuvend të Kosovës po kërcasin vezët –
Aty shahen nënat , aty shahen tezet !…
N’ Kuvend të Kosovës seç po hidhet tymi –
Shtyhen deputetët cili është ma trimi !

Eco Higjiena

N’ Kuvend të Kosovës tymit po i vjen era –
Deputetet janë sëmurë të gjithë nga karriera !
N’ Kuvend të Kosovës seç po hidhet gazi –
Shtyhen deputet s’iu ndalet avazi !

N’ Kuvend të Kosovës seç po derdhen lotët –
Der’ sa t’ mbërrijnë n’ pozita – po iu ikin motet !
N’ Kuvend të Kosovës seç po hidhen gurët –
Seç po i thyhen dyert, dritaret dhe muret !…

N’ sheshe të qytetit seç po shkon rrëmujë –
Rrugët e qytetit po fshihen me gjunjë !…
Protestuesit lidhur n’ asfalt po i shtrijnë –
Rrugët e Prishtinës me shpinë po i fshijnë !

Gjilan, më 23.11.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.