ARKATANA

Në kulmin e mospajtimeve për “Open Balkan” dhe pas skandalit me “pro-serb”, afron mbledhja e dy qeverive

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e radhës të dy qeverive të hënën e javës që po vjen. Një mbledhje e tillë vjen në kulmin e tensioneve mes Tiranës dhe Prishtinës si rezultat i iniciativës “Ballkani i Hapur”, të cilën Edi Rama e kërkon me ngulm derisa kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani e kundërshtojnë kategorikisht.

Kjo mbledhje mes dy qeverive vjen edhe pas skandalit të zv.kryeministrit, Besnik Bislimi, i cili e ka shpërndarë një shkrim në të cilin Edi Rama etiketohet si “pro serb”. Për këtë skandal e kanë marrë përgjegjësinë nga kabineti i Bislimit duke thënë se një gjë e tillë ka ndodhur aksidentalisht dhe se e kanë fshirë postimin sapo e kanë vërejtur.

Edi Ramën “zëdhënës të qeverisë serbe” e ka quajtuar edhe deputeti i koalicionit qeverisës, Haxhi Avdyli, pas një deklarate të Edi Ramës për Aleksnader Vucicin dhe qëndrimin e këtij të fundit ndaj Rusisë.

UBT

Në këtë mbledhje të radhës mes dy qeverive pritet të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.

Për këtë mbledhje ka folur edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, i cili ka thënë se një ngjarje e tillë është dëshmi e nivelit të mirë të raporteve pavarësisht mospajtimeve për tema të caktuara.

“Në nëntor të vitit 2021 kemi pasur një mbledhje të përbashkët në Elbasan, në qershor të vitit 2022 po mbajmë një mbledhje në Prishtinë. Herën e kaluar kemi nënshkruar 13 marrëveshje, shumica e tyre kanë gjetur tashmë zbatim. Këtë mbledhje po synojmë të nënshkruajmë edhe disa marrëveshje që synim kanë bashkëpunimin dhe lehtësimin e qytetarëve të dy vendeve. Kjo është dëshmia më e mirë e nivelit të bashkëpunimit, pavarësisht mos pajtimeve për çështje të caktuara”, ka thënë Kryeziu./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.