Eko Higjiena

Në Kullën e Mic Sokolit, që s’e luan topi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rruga çon edhe te Kulla e Mic Sokolit, në Fang të Bujanit, afër bjeshkëve mahnitëse të Valbonës. Kullën e ndërtoi babai i Micit, Sokol Rama. Për të, sot thonë se u ndërtua asisoj e fortë që të mos kenë çfarë t’i bëjnë goditjet e topit.

Në shumicën e imazheve ku shpërfaqet figura e Mic Sokolit paraqitet një burrë vigan, me krah të hapur, me plis në kokë e flokëgjatë, që s’i trembet syri. Ai qëndron para një tyte të topit.

FIDANISHTJA

Historia rrëfen se Mici u vra në Betejën e Slivovës, në prill të 1881-shit, duke kryer një akt të rrallë trimërie, teksa i kishte vënë gjoksin topit të armikut për të rënë kësisoj heroikisht në fushëbetejë. Ishte prijës i trupave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në shumë beteja, por në atë të Slivovës po luftohej kundër forcave osmane të Dervish Pashës.

Por a e diti vërtet se çfarë është topi Mic Sokoli, kur i doli përpara apo kjo është veç një barsoletë. Dilema është mes një akti të sakrificës e atij të “naivitetit”. Për këtë të parën historia e traditës rrëfen për shumë akte të këtij lloji. Madje edhe historia më e re. (Koha Ditore)