ARKATANA

Në krim prej fëmijërisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Kikirikin’ s’e mban toka”, thotë me zë të ulët Indriti, një nxënës pejan, kur ekipi i gazetës e pyet Agonin, një tjetër nxënës, se çfarë kërkon rreth pesë metra lart në rrethojën me tela të fushave sportive të shkollës.

“Kush t’tha se jam ‘Kirikik’?”, ia kthen me agresivitet ekipit të gazetës biondi që lirshëm nis të lëshohet prej telave, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ju n’Prishtinë veç ia keni ni zanin ‘Kikrikave’. Ju nuk e dini çka është thika”, vazhdon me ton kërcënues Agoni.

“Nëse do me marrë vesh kush jena na, hajde kur t’fillon mësimi”, paralajmëron Agoni, tash në pushim pranveror.

FIDANISHTJA

“Mos e nguc ma shumë”, ngulmon Indriti.

Gjuha e Agonit ashpërsohet edhe më shumë kur fotoreporteri i gazetës shkrep fotografi në oborrin e shkollës fillore, “Ramiz Sadiku”, në hyrje të Pejës. Ai zbret në fushën e futbollit, ku bashkëmoshatarët luajnë futboll “me një portë”. Më të vegjlit që luajnë në fushën ngjitur të basketbollit, e lënë lojën në momentin kur Agoni me kapadaillëk futet midis terrenit të asfaltuar ndanë rrugës “Vëllezërit Gërvalla”.

Indriti nuk habitet me sjelljen e Agonit, një prej anëtarëve të grupit të mitur problematik të njohur si “Kikirikat”. Nuk dihet numri i saktë anëtarëve të “Kikirikave”, që vitin e kaluar u bënë kryelajm nëpër shumë media për vjedhjet, kërcënimet, shantazhet dhe shumë skandale të tjera.

Naser Lajçi, nga organizata lokale “Syri i Vizionit”, që së bashku me organizatën tjetër, “Save the Children”, janë marrë me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, thotë veprat më të theksuara të tyre janë vjedhjet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.