Në Krilevë të Kamenicës policia konfiskon armë dhe fishekë

Gjilan – Në fshatin Krilevë të Kamenicës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë zbatimit të urdhër kontrollit të gjykatës në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit M-57, kalibri 7.62 mm me një karikator dhe 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit./rajonipress/