RCCOLA

Në Kranidellë të Kamenicës plagoset Ramadan Kastrati

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ramadan Kastrati është plagosur me armë zjarri në fshatin Kranidellë të Kamenicës. Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin e parë Selman Lakna derisa një tjetër ende ndodhet në arrati.

Një shqiptarë është plagosur me armë zjarri në Kranidellë të Kamenicës nga dy persona të dyshuar. Policia sipas Ismet Hashanit ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit.

Sipas burimeve të rajonipress në Kranidellë të Kamenicës është plagosur me armë zjarri Ramadan Kastrati. Lajmin e ka konfirmuar për rajonipress Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

UBT

Edhe pse Hashani nuk ka dhënë detaje për të plagosurin ai vetëm tha se policia e ka gjetur në vendin e ngjarjes një person të plagosur të cilit edhe i është dhënë ndihma e parë .Në vendin e ngjarjes sipas policisë janë gjetur gëzhoja.

Sipas Hashanit rasti është kualifikuar si tentim vrasje pasiqë viktima është plagosur me armë zjarri.Sipas burimeve tona nga prokuroria e Gjilanit për këtë plagosje është arrestuar i dyshuari Selman Lakna.

I dyshuari Selman Lakna është ndaluar në 48 orë derisa personi i dytë ende ndodhet në arrati dhe policia është në kërkim të tij./rajonipress/