Fundamenti

Në krahët e këngës

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi

Falënderoj Zotin edhe Perëndinë –
Që ma dhuroi zërin edhe madhështinë !
Në krahët e këngës t’ shoh trojet shqiptare ,
Me jonet e zërit t’ ngritë vlerat kombëtare !

Në krahët e këngës, n’ moshën fëmijërore –
Merrja pjesë aktive n’ programet shkollore !
Dhe prej një suksesi në tjetrin sukses –
Rritesha n’ vendlindje , në fshatin Tugjec !

Kështu , mu në lulen time të rinisë ,
N’ Festival të Parë , këngën e kam nisë ,
Në Shtëpi t’ Kulturës , atje n’ Kamenicë –
Zura Vend të Parë , nga Këshilli i Jurisë !

Dhe prej asaj dite, në fushë e në mal –
Kënga ime e bukur , asnjëherë s’ u ndal !
Por, kur publikova : “Këngë për Skënderbeun” –
Atëherë kënga ime , kudo mori dheun !…

Gjithandej ku shtrohej n’ sofra bukë e krip –
N’ çdo shtëpi shqiptare – jehonte kënga shqip !
Edhe zogjtë e malit kudo m’ adhuronin –
N’ dasma e n’ ahengje , kudo më kërkonin !

Kështu në shumë fshatra t’ krahinës së Llapit –
Këndova me gjithë zemër , këngët e kallapit !
Po dhe në shumë fshatra t’ Malësisë së Gollakut –
Këndova në gazmende , ulur n’ ballë t’ oxhakut !

Po ashtu n’ shumë fshatra , n’ Jabllanicë t’ Medvegjës –
Këndova këngë dasmore dhe “Këngën e Rexhës” !…
Këndova në shumë fshatra t’ Malësisë Bujanocit ,
N’ fshatra t’ Hashanisë dhe n’ dasma të Tërnocit !…

Këndova në shumë fshatra , n’ Luginë të Preshevës –
Këngët ma të bukura – burim i mbarë trevës !
Këndova në shumë fshatra t’ Malësisë s’ Karadakut –
Për trimat e pushkës , burrat e bajrakut !…

Këndova në shumë fshatra t’ Grykës s’ Kaçanikut –
Për trimat e pushkës me zemër t’ çelikut !
Këndova në shumë fshatra rrëzë Bjeshkëve të Sharrit –
Për luftëra t’ lavdishme për liri t’ shqiptarit !…
Këndova në shumë fshatra t’ rrafshit të Kosovës –
Këngët e traditës mes burrave të odës !
Këndova në shumë fshatra t’ krahinës së Drenicës –
Këngët legjendare , këngët e traditës !…

Këndova në shumë fshatra t’ Rrafshit t’ Dukagjinit ,
Në shumë fshatra t’ Hasit dhe Lugut të Drinit !…
Këndova në Vuthaj dhe Plavë të Gucisë –
Norën e Kelmendit , Tringën e Malësisë !…

I këndova Tuzit , Krajës dhe Ulqinit ,
Këndova Oso Kukën , Avdinë e vajtimit !…
I këndova vuajtjet , luftërat e shqiptarit –
Kurrë nuk e harrova Masakrën e Tivarit !…

Uji Dea

Këndova në shumë fshatra t’ rrethit t’ Kumanovës ,
N’ qytetin e Shkupit , n’ rrethin e Tetovës …
Këndova në shumë fshatra t’ rrethit t’ Gostivarit ,
N’ Luginë të Pollogut , buzë lumit t’ Vardarit !…

Këndova në shumë fshatra t’ rrethit të Kërçovës ,
Në rrethin e Strugës dhe n’ fshatra t’ Mavrovës …
Këndova Manastirit – qytetit të Alfabetit ,
Këndova mysafirit , sofrës , muhabetit !…

Këndova n’ shumë qytete , në fshatra e në male ,
Këndova n’ shumë koncerte , në shumë festivale …
Këndova n’ festivale lokale e vendore –
Këngë të kompozuara dhe këngë burimore !…

N’ “Akordet e Kosovës” – këndova në Prishtinë,
Për dëshmorët e kombit – këndova në Klinë ,
Për dëshmorët e kombit – këndova në Has ,
N’ Mushtishtë të Therandës edhe në Drenas !…

Po , për Dervish Shaqën – këndova në Deçan ,
Për “Flakë të Janarit” – këndova në Gjilan …
N’ qytet të Ferizajt mbahej “Kosovarja” –
Dy herë u shpërbleva me vendet e para !…

Për festën fetare të Bajramit t’ Vogël –
Përfaqësues Kosove – këndova në Shkodër !
N’ Radio Televizione këndova në çdo anë –
Kudo në Kosovë, Shkup edhe Tiranë !…

Përveç festivaleve të shumta kombëtare –
Shpeshherë kam marrë pjesë dhe në Ndërkombëtare !
Prej shumë festivaleve kryesisht t’ Folklorit –
Nuk harrohet kurrë Festivali i Ohrit !

N’ Festival t’ Ballkanit – n’ Zagreb e n’ Beograd ,
N’ Festival t’ Evropës dhe në Novi Sad –
Me Nexhmije Pagarushën , në duet këndonim –
Shtetet e Evropës , direkt e transmetonin !…

Përveç festivaleve kombëtarë e ndërkombëtarët –
Nuk i kam harrua kurrë as mërgimtarët !
Kam këndua n’ dasma në Bursa të Turqisë ,
Mërgimtarëve t’ Francës dhe të Gjermanisë …

Kështu dalëngadalë erdhi pleqëria –
Dhe po iu vjen fundi gjithë këngëve të mia !
Por , nuk do të vdesin këngët më të mira –
Po ua la të shkruara me mijëra e mijëra !…

Gjilan, më 31.01.2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.