KKGJILAN

Në Kosovë thonë se ka hequr dorë, në Serbi Kurtin e akuzojnë për “Shqipëri të Madhe”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryemininstri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën greke e –Kathimerini. Pjesë të saj janë publikuar para disa ditësh, ndërsa e plotë është publikuar sot. Pasi u ka rënë në dorë, mediat serbe deklaratat e Kurtit i kanë interpretuar në kuptimin që Kurti angazhohet ende për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Në Kosovë ka kohë që mendohet se bashkimi kombëtar ka qenë vetëm një retorikë e Kurtit për të ardhur në pushtet. Kurti tashmë është rehatuar në karrigen Kryeministrit të Kurtit, përdorë pa telashe flamurin e Kosovës dhe angazhohet për njohjen e Kosovës sikur të gjithë kryeministrat tjerë.

Për cështjen e bashkimit kombëtar flet ndonjëherë – kur i bëhen pyetje, sic është rasti me një intervistë në një gazetë greke.

Pyetjes për bashkim të Kosovës me Shqipëri, Kurti u është përgjigjur se tani ai dëshiron të forcojë Kosovën.

“Ne duam ta forcojmë Kosovën. Referendumi për bashkim me Shqipërinë nuk lejohet në bazë rë Kushtetutës sonë. Kushtetuta jonë është e rregulluar nga ndërkombëtarët, ka një nen që nuk na lejon të bashkohemi me një shtet tjetër. Dhe kjo është e vështirë të ndryshojë”.

Por, e njëta intervistë është keqinterpretuar në Beograd. Atë sot e keqpërdori qëllimshëm shefi i zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, me të cilin pala kosovare negocion në dialogun Kosovë –Serbi.

Mobi Casa

Petkoviq i cili Kosovën e konsideron “krahinë” ka thënë se Kurti ka për qëllim ta krijojë “Shqipërinë e Madhe”

“Ai dërgon njësitë ROSU në komunitetet serbe dhe kështu vazhdon të shprehë qëllimet dhe idetë e tij të rrezikshme dhe militante, duke përfshirë formimin e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”, ka thënë Petkoviq.

Por, nuk është ky shtrembërimi i vetëm që iu bë kësaj interviste. Me argumentet e “Shqipërisë së Madhe” u shërbeyn edhe mediat që kontrollon Vuçiq.

Sipas B92, Kurti insiston në bashkimin kombëtar pavarësisht pasojave, pavarësisht se këto fjalë nuk ekzistojnë në intervistën në fjalë.

Në Beograd duket se kanë qëllime të qarta, ta ushqejnë opinionin atje me deklarata për Shqipërinë e Madhe si dhe dikë të painformuar në bashkësinë ndërkombëtare.