RCCOLA

Në Kosovë nuk ka rend dhe ligj, ka krim dhe korrupsion!

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Një nga format më perfide të krimit dhe korrupsionit që zhvillohet sot në Kosovë, nga të pasuruarit në mënyrë të kundërligjshme, është fshehja e pasurisë së vjedhur nga populli nga peshqit e mëdhenj, e të cilën ata po e investojnë jashtë vendit, sidomos në parajsa fiskale.

Analisti i fushës së të drejtës, prof. Blerim Burjani, ka thënë për “Kosova Sot Online” se këtu është një nga pikat më të dobëta të mos funksionimit të drejtësisë Kosovare, sepse prokuroria asnjëherë nuk hetoi pasurinë e peshqve të mëdhenj të politikës dhe nëntokës kriminale , të cilën e kanë investuar dhe fshehur jashtë vendit. Sipas Burjanit “mbetet shqetësues fakti se pse nuk bëhen hetimet e duhur, ose pse nuk thuhet se çfarë e pengon prokurorinë që të hetojnë pronat e mëdha të politikanëve te inkriminuar në Shqipëri, Maqedoni, Zvicër, Gjermani , Dubai e deri në Maltë e Panama, kur dihet se destinacioni i qindra miliona eurove të vjedhura për afro 20 vite, përheq se në prona në Kosovë, kanë përfunduar edhe në llogaritë bankare në parajsa fiskale”.

Prof. Blerim Burjani mendon se derisa të kemi një drejtësi thellësishtë të kapur nga politika e inkriminuar, edhe hetimi i rasteve të tilla të super milionerëve të politikës që fshehin kapitalin e tyre jashtë vendit, nuk është e pritshme të bëhet.

“E kemi thënë disa herë se ky sistem i çalët i drejtësisë do të funksionoj kështu pa ndonjë ndryshim fare, pa e pasur guximin as kurthon që të merret me këto çështje serioze sepse të gjithë e dinë se ky sistem ka probleme me njerëzit e vetë dhe me politikën e jo me të tjerët. Prandaj duke qenë në këtë gjendje, kjo po mjafton që të vazhdon një situatë e tillë duke e shpërdoruar pa asnjë kontroll buxhetin e shteti nga politika. E ne e dimë që në Kosovë njerëzit vetëm përmes politikës po e gjejnë rrugën për tu bërë të pasur, për të bërë para. E mënyra se si ata e bëjnë këtë pasuri akoma mbetet e pa hetueshme, e pa prekshme, ndonëse dihet se definitivisht ky pasurim enorm po ndodhë përmes zhvatjes dhe duke keqpërdorur maksimalisht detyrën zyrtare. Pra kjo nënkupton që deri te ky pasurim arrihet nëpërmes të gjitha rrugëve të korrupsionit , të tenderomanisë dhe të nepotizmit.”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Uji Dea

Sipas Burjanit, “është jo logjike që të kërkohet nga këto institucione të brishta të drejtësisë që të bëjnë edhe hetim ndërkombëtar për të kërkuar dhe zbuluar fshehjen e pasurive të “peshqve të mëdhenj” derisa kjo drejtësi dhe politika e korruptuar bashkëjetojnë në një kulm. “Të gjithë e dinë se në Kosovë nuk ka rend dhe ligj, e si mundë të duket ndryshe kur dihet se politika udhëheqë edhe me drejtësinë, që do të thotë se drejtësia nuk është e pavarur. Në këtë lidhje të drejtësisë me politikën dhe anasjelltas , drejtësia detyrohet të nënçmohet dhe të përbuzet nga njerëz që nuk kanë lidhje me shtetin por vetëm me paranë publike”, theksoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

“Shtylla e parë që po dështon tek hetimi i mënyrë s se si po pasurohen me të shpejtë aktorët e politikës dhe pastaj po bëhen biznesmen që investojnë edhe jashtë vendit, apo e fshehin pasurinë e tyre”, sipas Burjanit është Agjencioni Kundër Korrupsion.

“Verifikimi i pasurisë është i mundur, çështja e procedurës së verifikimit të prejardhjes së pasurisë bëhet përmes deklarimit që kanë bërë në Agjencionin Anti korrupsion , dhe çdo pasuri që ka personi dhe ka deklaruar nëse nuk e justifikon prejardhjen duhet të konfiskohet, dhe më pastaj të ndiqet e hetohet se sa pasuri ka transferuar edhe jashtë vendit, cilat janë lidhjet dhe raportet e tijë me biznese apo kompani të afërta që ai mbanë lidhje me to jashtë kufijve të shtetit, kudo qofshin ato. Pra kjo është e qartë dhe shumë veprim i saktë se si duhet dhe mundë të veprohet. Të gjithë të ashtuquajturit politikan duhet të tregojnë nga fillimi prejardhjen e pasurisë që e kanë të shprehur edhe në para edhe në blerje apo shitje të gjërave, pra duhet të vërtetohen të gjitha transferet bankare si dhe të gjitha pasuritë krijuara apo të trashëguara, pasuritë e pa luajtshme familjare të falura dhe që janë të regjistruar në gjykata apo tani përmes sistemit te noterisë. Mirëpo dihet një gjë që deri më tash nuk ka pasur vullnet institucional për të luftuar korrupsionin, aq më pak shpëlarjen e parave ”, tha njohësi i kësaj fushe Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.