Hidromorava

Në Kosovë, nesër dhe pasnesër – shi dhe borë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mbi vendin tonë gjatë, sipas parashikimit të meteorologëve dy ditëve të ardhshme priten reshje shiu dhe bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte në viset malore kryesisht në malet e Sharrit parashihen reshje bore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë e vranët dhe me intervale me diell.

Të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Në viset e ulëta reshjet do të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihen reshje të dendura bore.

FIDANISHTJA

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Sipas parashikimeve numerike gjysma e parë e marsit do të jetë me reshje të mjaftueshme dhe me temperatura të ulëta. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.