GRANDEMALL

Në Kosovë, nataliteti në rënie!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nataliteti në vendin tonë ka shënuar rënie në 13 vitet e fundit. Sipas ekspertëve, shkaqet për këtë janë të ndryshme, si: edukimi i femrave, avancimi i tyre në punë etj.

Në vitin 2000 kanë qenë të raportuara 39 mijë e 091 lindje, ndërsa në vitin 2004 ky numër ka rënë në 30 mijë e 925 lindje.

Numri i lindjeve ka shkuar vazhdimisht duke rënë. Në vitin 2006, numri i lindjeve ka rënë në 28 mijë e 404 lindje, kurse në vitin 2011 ky numër ka rënë në 27 mijë e 548 lindje.

Myrvete Paçarada, drejtoreshë e Klinikes Gjinekologjike në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka thënë se nga viti në vit numri i lindjeve është duke rënë, raporton Zëri.

Ndërkohë, çiftet thonë se kushtet ekonomike kanë bërë që ata të mos bëjnë shumë fëmijë sikurse kanë bërë të parët e tyre. Çifti Jusuf e Antigona Sherifi thonë se planifikimin e familjes e kanë bërë të dy së bashku.

FITORJA

“Ne i kemi dy fëmijë: vajzën katërvjeçare dhe djalin njëvjeçar. Me kaq e kemi përfund planifikimin familjar”, ka thënë Antigona. “Punojmë të dy për ta mbajtur familjen. Kushtet ekonomike janë shumë të vështira. Për këtë po mundohemi që fëmijëve t’ua plotësojmë kushtet”.

Sipas Skender Sylës, udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, kjo rënie ka ardhur si pasojë e transicionit.

“Në Kosovë, çiftet vendosin vetë për planifikimin e familjes. Nuk jemi shtet që ka recension, apo politika se sa fëmijë duhet t’i kemi. Jemi shoqëri në tranzicion. Tani edhe femrat punojnë, janë më të avancuara dhe nuk dëshirojnë të kenë shumë fëmijë”, ka thënë Syla.

Sipas tij, shkaktarë tjerë mund të jenë edhe zhvendosja e popullsisë pas lufte nga vendet rurale në ato urbane, gjë që e ka bërë jetën më dinamike. Ai ndër të tjera shton se ky trend i rënies së natalitetit do të vazhdojë të jetë i tillë edhe për një kohë.(tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.