Fundamenti

Në Kosovë duhet të bëhet diçka si “Lufta kundër aksidenteve dhe kundërvajtjeve në trafik”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Bekim Thaqi – Është e pashmangshme që të shohësh çdo ditë në lajme, portale, e rrjete sociale aksidente të ndryshme me fatalitet dhe vozitje të rrezikshme që duket sikur për një fije të perit po shpëtojnë pa bërë aksident. Dikush mundet me thënë që portalet dhe rrjetet sociale po i fryjnë zjarrit sepse gjendja nuk është bash ashtu.

Në fakt është edhe më keq, secili që del me veturë dhe merr mundimin të vozisë qoftë në qytet, qoftë jashtë qytetit është dëshmitar i vozitjeve pa kontroll dhe rasteve kur për pak nuk bëhet aksident ose edhe aksidente live.

ARKATANA

Policia bën punën e vet deri diku mirëpo jo mjaftueshëm mirë dhe kjo ose se nuk kanë mjaftueshëm staf dhe mjete teknike si radar, dronë trafiku etj., ose nuk po dijnë t`i qasen kësaj dukurie negative ashti si duhet. Nuk mjaftojnë “java kundër aksidenteve në trafik” ose plane operative dy tre javore por kjo gjë duhet me u rregullu gjatë tërë vitit.

Ministria si MPB dhe ministritë tjera relevante duhet patjetër të dalin me strategji afatgjate në mënyrë që policia të ketë në vazhdimësi strategji e plan se si ti qaset këtij problemi madhor e që e dëmton dhe sigurinë nacionale pasi po shohim se shumë qytetarë po e humbin jetën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.