UBT

Në Kosovë, cilësia e naftës nuk kontrollohet as 3 për qind

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një sasi e vogël e derivateve të naftës që importohet nga vende të ndryshme të Evropës në Kosovë, i nënshtrohet kontrollit për cilësi në dogana, kështu që ky produkt vazhdon të jetë i dyshimtë, sepse nuk kontrollohet as 3 %.

Kështu ka thënë për Indeksonline, përfaqësues të Shoqatës se Naftëtarëve të Kosovës.

Fadil Berjani, udhëheqës i kësaj shoqate tha se as tre për qind e derivateve që hyjnë në Kosovë, nuk i nënshtrohen kontrollit për cilësi, pavarësisht faktit se kjo çështje, sipas tij,është obligim sipas ligjeve në fuqi.

HW

“Kontrollimi i cilësisë në Kosovë është obligim. Brenda 24 orësh në Kosovë minimum hyjnë 1.5 milion litra derivate, kurse vetëm rreth tre për qind kontrollohet cilësia. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk ka pasur interes që ta kontrollon cilësinë, e cila nuk kontrollohet as 3 %, vetëm letrat lexohen dhe leshohet qertifika fallco e cilesisë pa i kontrolluar fare”, ka thenë Berjani.

Cilësia e Produkteve të Naftës, nënkupton vlerat e përcaktuara të përbërësve dhe treguesve të cilësisë përmes legjislacionit për produktet e naftës në përputhje me standardet evropiane.

Sipas ligjeve në fuqi, subjekti që është i licencuar për shitjen më shumicë dhe ka kryer mashtrim në cilësinë e naftës dhe produkteve të saj, i shqiptohet gjoba nga 30 deri në 60 mijë euro, kurse personi përgjegjës që ka blerë këtë naftë dhe shet në pikat e karburanteve, gjobitet në shumën prej 5 deri në 10 mijë euro./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.