Hidromorava

Në Kosovë 1,695 raste aktive, 14,787 të shëruar dhe 657 të vdekur nga coronavirusi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.

Infektologu Izet Sadiku një ditë më parë në një prononcim për Telegrafin ka thënë se jemi duke hyrë në një fazë në të cilën numri i rasteve të reja me COVID-19 mund të jetë i më i lartë.

Eco Higjiena

E kjo sipas tij, mund të ndodh edhe nga lirimi i disa masave në vend si dhe nga virozat e ndryshme të cilat mund ta komplikojnë situatën.

“Javët e fundit kemi pas një rritje më të madhe edhe të numrit të rasteve në vendet evropiane me COVID-19, e cila tregon që po hyjmë në fazën në të cilën numri i rasteve me COVID-19, mund të jetë më i lartë. Ne veç kemi rritje të rasteve, edhe pse ky numër është më i vogël se vendet e rajonit. Kjo pasi të gjitha aktivitetet në Kosovë pothuajse janë liruar, si dhe virozat e ndryshme mund ta komplikojnë situatën me COVID-19 dhe rritja e numrit të rasteve do të jetë një gjë e pritur. Mund të ketë rritje të numrit të rasteve siç po ka edhe në vendet evropiane, ku shumë vende janë detyruar t’i kthejnë masat”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.