Uji Dea

Në Koretin të Kamenicës rrahën dy persona mes vete, njëri përfundon në burg

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në fshatin Koretin, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një rrahje në mes dy personave. Patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka mare gjitha veprimet e duhura në lidhje me rastin.

Në vendin e ngjarjes mësohet se gjatë përleshjes viktima shqiptar ka pësuar lëndime trupore, ku dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore në spitalin rajonal në Gjilan.

RCCOLA

Është kontaktuar prokurori i shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit shqiptar të caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti procedohet në prokurorin e shtetit njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/