Në Kopernicë trajtohen ujërat e zeza
Kamenicë – Në Koperrnicë të Kamenicës ka filluar së realizuari projekti “Trajtimi i ujërave të zeza”. Ky projekt ka një domethënie të madhe për Begzad Sinanin i cili edhe personalisht i ka vizituar punimet.
“Investimet që përmirësojnë jetën e banorëve do të ketë në çdo lagje e cep të Kamenicës”. Kështu thotë Begzad Sinani i cili po i gëzohet projekteve të realizuara edhe në këtë kohë dhjetori.
Sinani i është gëzuar projektit në Kopernicë i cili projekt ndihmon shumë këtë fshat dhe komunitetin. “Fal zotit për këtë mot të mirë që na dha mundësinë që të përmbyllim me sukses projektet e planifikuara. Dhe ne jemi në teren dhe në realizim të projekteve” ka shkruar Sinani./rajonipress/


