Eko Higjiena

Në Konferencën mbarëkombëtare të Tiranës edhe mjekët nga Kosova

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Konferencën mbarëkombëtare të shoqatës Oftalmologjike të mbajtur në Tiranë kanë marrë pjesë edhe mjekët nga Kosova Elhami Gornaci, Halil Ajvazi dhe Besim Maliqi. Mjeku gjilanas Halil Ajvazi ka prezantuar punimin shkencor “Menaxhimi i glaukomës neovaskulare në kushtet tona”.

Në Konferencën mbarëkombëtare që është mbajtur në Tiranë kanë marrë pjesë delegacione të shumta vendore e ndërkombëtarë që kanë prezantuar punime të ndryshme të nivelit shkencor. Në këtë konferencë Kosova është përfaqësuar nga dr. Halil Ajvazi, dr. Elhami Goranci dhe dr. Besim Maliqi.

Halil Ajvazi tha për rajonipress se ka qenë një nder për delegacionin e Kosovës që të prezantojë punime shkencore në këtë konferencë, të njihet me delegacione e mjek të kalibrit evropian dhe mbi të gjitha të dëgjoj e shoh përvojën dhe eksperiencën e mjekëve të rajonit.

Mobi Casa

Ajvazi ka paraqitur punimin shkencor të titulluar “Menaxhimi i glaukomës neovaskulare në kushtet tona” . Kjo temë sipas Ajvazit ka zgjuar një interesim tek pjesëmarrësit. Në këtë studim të Ajvazit janë përfshirë 116 pacientë me gnu, prej të cilëve 75 meshkuj dhe 41 femra e që janë trajtuar nga janari i vitit 2002 deri në shkurt të vitit 2012.

Nga studimi i Ajvazit shihet se rezultatet janë krahasuar me ato të studimeve të tjera ndërkombëtare dhe klinikave referente.”Në shumë aspekte rezultatet tona përputhen plotësisht me rezultatet e autorëve të huaj, por sa i përket trajtimit , është e qartë se rezultatet tona nuk janë të kënaqshme pasi përqindja e pacientëve me dëmtime të rënda është më e lartë “ ka thënë Ajvazi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.