Mobi Casa

Në komunën e Vitisë, numri i të infektuarve në rënie ndërsa i të shëruarve në rritje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Situata aktuale epidemiologjike në komunën e Vitisë është stabile dhe e menaxhueshme, u tha në takimin e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Viti.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur raste të reja me Covid 19, ndërkohë që u bë e ditur se numri i të shëruarve është në rritje.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 32. Kryetari i komunës Sokol Haliti, theksoi se është duke u menaxhuar situata suksesshëm nga të gjitha instancat dhe numri në rënie i të infektuarve është shpresëdhënës.

UBT

Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se janë të angazhuar që të përcjellin situatën dhe se nuk ka pasur ndonjë incident apo mos respektim të masave nga ana e qytetarëve që duhet veçuar.

Ndërkohë nga Drejtoria e Arsimit, u raportua se mësimi po zhvillohet në suaza normale dhe sot ka filluar edhe faza e dytë e mësimit për disa klasë që nuk patën filluar para një jave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.