United Hospital

Në komunën e Vitisë janë regjistruar 6 familje të ardhura nga Shqipëria

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Me një vendim të kryetarit të komunës Sokol Haliti, pos që është formuar Komisioni Komunal për mbledhjen e ndihmave për Shqipëri, gjithashtu është formuar edhe Komisioni Komunal për regjistrimin e qytetarëve të ardhur nga Shqipëria në Komunën e Vitisë.

Këto dy komisione janë takuar dhe kanë bashkërenditur aktivitetet që do të realizojnë në mbështetje të qytetarëve të Shqipërisë.

Koordinatori për regjistrimin e të ardhurve nga Shqipëria, Sami Demelezi, ka bërë të ditur se deri më sot janë regjistruar 6 familje në Viti, tê cilat janë vendosur në familjet mikpritëse vitiase.

Uji Dea

Ndërkohë ka bërë apel që në rast se ka qytetarë tjerë që kanë ardhur apo do të vijnë, të lajmërohen tek ky komision për regjistrim. Gjatë ditës së djeshme, disa anëtarë të dy komisioneve kanë vizituar familjet e ardhura në fshatin Remnik (tek Lulzim Neziri) dhe në Viti, ku janë njohur për së afërmi me nevojat e tyre.

Gjithashtu, ju është ofruar edhe mbështetja shëndetësore sipas nevojës. Komisioni për mbledhjen e ndihmave vazhdon me aksionin deri me 6 dhjetor, ku mbledhja e ndihmave është duke u bërë nga Shoqata “Nënë Tereza” dhe OJQ “Kryqi i Kuq”, tek objekti i zjarrfikësve në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.