Në komunën e Vitisë janë korrur rreth 60% e sipërfaqeve të mbjellura me grurë

Viti – Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, ka vizituar sot fermerët dhe autokombajnerët, për ta parë ecurinë e korrje-shirjeve, poashtu ka vizituar edhe pikat grumbulluese të grurit.

Drejtori Pira, theksoj se fushata e korrje-shirjeve në këtë komunë po ecën mbarë, dhe se deri më tani janë korrur rreth 60% e sipërfaqeve të mbjellura me grurë, dhe se rendimentet mesatare po sillen rreth 4000kg për hektarë.

Ai, edhe njëherë ju ka bërë thirrje fermerëve që dëshirojnë të përfitojnë nga pagesat direkte të MBZHR-së, që pas dorëzimit të grurit në qendrat e grumbullimit, të marrin vërtetimin për dorëzim.

Drejtori Pira potencoi se në komunën e Vitisë, janë të mbjellura rreth 2850 hektarë me drithëra të bardha dhe shtoj se janë gjithsej 100 autokombanjerë që veprojnë në Viti./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS