Në Komunën e Kamenicës të gjitha rrugët janë të kalueshme

Kamenicë – Komuna e Kamenicës pas reshjeve të borës përmes kompanisë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve “Global Projekt” ka ndërmarrë masat e menjëhershme për pastrimin e të gjitha rrugëve nga bora thonë zyrtarët komunal.
Zyrtarët komunal kanë kërkuar nga qytetarët që të paraqesin kërkesat e tyre, dhe të thirrin në numrin e telefonit 044/231-000, derisa ata kanë premtuar se edhe sot gjatë ditës do të vazhdojnë me intervenimin për pastrimin e rrugëve./rajonipress/