Uji Dea

Në Komunën e Kamenicës mungon rrjeti i kanalizimit të ujërave të zeza

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Në raportin e Institutit GAP janë dhënë shumë rekomandime dhe është bërë analiza e punës dhe premtimet që kanë dhënë ata gjatë fushatës zgjedhore. Rreth ndërtimit të rrjeteve të kanalizimit për vendbanimet thuhet se në shumë lokalitete të komunës mungon rrjeti i kanalizimit të ujërave të zeza. Gjatë 2018 Komuna ka rregulluar kanalizimin në fshatin Karaçevë e Poshtme dhe e Epërme. Në pjesën e dytë të vitit 2019, me mbështetjen financiare të MMPH, është shtrirë kanalizimi në fshatrat Berivojcë dhe Koretin.

Sipas GAP-it Qëndron Kastrati ka dhënë 35 premtime ndërsa të përfunduara janë 15 3 gjysmë të përfunduara, 7 të filluara dhe 10 nuk kanë filluar.

Ajo që bie në sy është digjitalizim i shërbimeve të administratës e-kiosku në qytet dhe në fshatrat Roganë dhe Hogosht ku thuhet se Komuna nuk ka vendosur tre e-kiosqet e premtuara, përkundër asaj se me buxhetin e 2019 janë ndarë mjetet për blerjen e tyre. Nuk ka ndonjë avancim në digjitalizimin e shërbimeve.

RCCOLA

Kurse tek projektimi dhe ndërtimi i kolektorëve të ujërave të zeza, kyçja e rrjeteve të kanalizimit në kolektorët kryesorë në çdo vendbanim thuhet se Kompania rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka hartuar një projekt ideor për kolektorin e ujërave të zeza në territorin e Komunës së Kamenicës, i cili do të kushtoj 16 milionë euro, mjete të cilat komuna nuk i ka, por është duke u shikuar mundësia e financimit me donatorë, nga niveli qendror ose nëpërmjet ndonjë kredie ndërkombëtare.

Edhe tek rubrika ndërtimi i rrjeteve të kanalizimit për vendbanimet ku mungon thuhet se në shumë lokalitete të komunës mungon rrjeti i kanalizimit të ujërave të zeza. Gjatë 2018 Komuna ka rregulluar kanalizimin në fshatin Karaçevë e Poshtme dhe e epërme. Në pjesën e dytë të vitit 2019, me mbështetjen financiare të MMPH, është shtrirë kanalizimi për shkak lumit në fshatrat Berivojcë dhe Koretin./rajonipress/