RCCOLA

Në Komunën e Gjilanit operojnë 3, 402 biznese, shuhen 83 brenda vitit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Duke bërë një analizë të përgjithshme të bizneseve në Komunën e Gjilanit Riad Rashiti drejtor për zhvillim ekonomik thotë se numri i përgjithshëm i bizneseve në komunën e Gjilanit është 3,402 deri në fund të vitit 2012 ishin 3,050 biznese si dhe 435 biznese të reja të regjistruara deri në muajin gusht 2013 (ndërsa shuarje të bizneseve në këtë vit janë 83).

Riad Rashiti tha se rëndësia e jetëgjatësisë në tregun për ndërmarrjet ekonomike është jashtëzakonisht e madhe, pasi që në bazë të kësaj dëshmohet për një qëndrueshmëri dhe stabilitet ekonomik. “Shumë ndërmarrje e kanë të vështirë t`i rezistojnë ndryshimeve të mëdha që ndodhin në ekonominë vendore dhe ndërkombëtare, mirëpo përkundër kësaj Komuna e Gjilanit poashtu edhe Kosova në përgjithësi ka pasur një trend ekonomik inkurajues” tha Rashiti.

Sipas tij në komunën e Gjilanit aktualisht operojnë 3,402 biznese aktive të regjistruara si dhe 300 biznese joformale tjera, që kryesisht janë mikro-biznese shume të vogla. Këto të dhëna dalin nga projekti hulumtues i cili është realizuar nga Qendra e Biznesit – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik gjatë vitit 2012.

Duke bërë një analizë të përgjithshme të bizneseve në Komunën e Gjilanit del se numri i përgjithshëm i bizneseve në komunën e Gjilanit është 3,402 deri në fund të vitit 2012 ishin 3,050 biznese si dhe 435 biznese të reja të regjistruara deri në muajin gusht 2013 (ndërsa shuarje të bizneseve në këtë vit janë 83).

Pra sot aktualisht operojnë 3,402 biznese aktive në komunën e Gjilanit si dhe rreth 190 biznese joformale (numri i bizneseve joformale është në rënie, si rezultat i punës së bërë nga Drejtoria për Zhvillim ekonomik në bashkëpunim me Drejtorin e Inspeksionit).

RCCOLA

Kurse numri i qiramarrësve nga bizneset në komunën e Gjilanit sipas Rashitit është: 1,376 biznese që paguajnë qira për hapësirat e shfrytëzuara , shuma totale e mjeteve financiare të cilat bizneset paguajnë për qira është në vlerën prej 282,909 euro mujore, ndërsa vjetore është në vlerën prej 3,384,960 euro, ku mesatarja për një lokal afarist është 205.60 euro në muaj

Numri i të punësuarve në sektorin privat në komunën e Gjilanit është 9,430, numri i të punësuarve në sektorin privat për periudhën Janar–Dhjetor 2012 është 8,699, sipas gjinisë të punësuar janë: meshkuj 6.621 dhe femra janë 2,078 sipas përqindjes kemi: 24 % femra të punësuara dhe 76% meshkuj.

Numri i te punësuarve në bizneset në komunë, vetëm për periudhën Janar – Gusht 2013 është: 731 të punësuar. Paga mesatare në komunën e Gjilanit është 186,96 euro (në sektorin privat).

Kurse duke dhënë detaje rreth menaxhimit të bizneseve Rashiti tha se 2,721 biznese janë të menaxhuara nga vete pronarët kurse vetëm 329 biznese kanë të angazhuar menaxhere apo 10.7 % të bizneseve ./rajonipress/