Mobi Casa

Në Komunën e Artanës zjarri shkatërron 20 hektar pyje

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Njësiti i zjarrfikësve të Komunës së Novobërdës në bashkëpunim me atë të Komunës së Gjilanit gjatë dy ditëve rresht kanë vepruar në aksion për të shuar zjarrin në këtë pjesë ku si pasoj e zjarreve të mëdha janë djegur përafërsisht 15-20 ha pyje duke përfshirë edhe pyje halore që janë shkatërruar totalisht tha Sami Vllasaliu.

Drejtoria e Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim apelon tek qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm në ruajtjen e pyjeve dhe ndezjen e zjarreve.

Sami Vllasaliu nga Drejtoria e Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim tha se gjatë dy ditëve të fundit është përballur me vështirësi të mëdha në shuarjen e zjarreve në zonën kadastrale të Koretishtës në kufi me komunën e Gjilanit vendbanimit Bresalc raporton rajonipress.

Mobi Casa

Njësiti i zjarrfikësve të Komunës së Novobërdës në bashkëpunim me atë të Komunës së Gjilanit gjatë dy ditëve rresht kanë vepruar në aksion për të shuar zjarrin në këtë pjesë ku si pasoj e zjarreve të mëdha janë djegur përafërsisht 15-20 ha pyje duke përfshirë edhe pyje halore që janë shkatërruar totalisht tha Vllasaliu.

Vllasaliu nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim tha se në këtë aksion kontribut kanë dhënë edhe pylltarët që janë përgjegjës për ruajtjen e pyjeve derisa në bazë të informatave preliminare dyshohet se përgjegjës mund të jetë faktori njeri për ndezjen e zjarrit në këtë pjesë.

Vllasaliu tha se apelojmë tek qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm në ruajtjen e pyjeve si dhe kërkojmë nga të njëjtit që në momentin e marrjes së informatave për fillimin e ndonjë zjarri të lajmërojnë menjëherë ekipet përgjegjëse në punktet e tyre më të afërta./rajonipress/