Fundamenti

Në Kllokot përurohet çerdhja për fëmijë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Kllokot solemnisht është përuruar objekti i qerdhës për fëmijë objekt ky që është donacion i Komisionit Evropian që është një donacion shumë me rëndësi për këtë komunë. Në përurimin e këtij objekti ishin të pranishëm pos autoriteteve komunale, edhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian Kristof Stock, zv. kryeministri dhe ministri i Pushtetit lokal Slobodan Petroviq, ministri për punë dhe mirëqenie sociale i Kosovës Nenad Rashiq, dhe mysafir të tjerë.

Në fjalën e rastit shefi i operativës së zyrës së Komisionit evropian Kristof Stock, tha se ky objekt është meritë edhe e institucioneve të komunës së Kllokotit përkatësisht i kryetarit Sasha Mirkoviq, i cili kishte propozuar këtë projekt dhe ne e kemi miratuar sepse i njëjti është përzgjedhur në bazë të nevojave të qytetarëve. Objekti në fjalë ka kushtuar rreth 104 mijë euro .

Është ky një ndër projektet më të rëndësishme që ka përfituar kjo komunë. Kurse Nenad Rashiq, tha se edhe ne si ministri po punojmë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të kësaj komune duke ndihmuar ndërtimin e objekteve të ndryshme.

Uji Dea

Slobodan Petroviq, tha se ne si ministri e Pushtetit lokal kemi ndihmuar në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës fizike. “Deri më tash në këtë komunë janë realizuar disa projekte të rëndësishme të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve të kësaj pjese të Kosovës. Edhe ky objekt është i një rëndësie të veçante” ka thënë Petroviq.

Ndërkaq kryetari i komunës Sasha Mirkoviq, fillimisht ka falënderuar Komisionin evropian për këtë donacion për ndërtimin e kësaj çerdheje për fëmijë duke shtuar se si komunë e re ne kemi nevojë edhe për objekte të tjera për nevojat e qytetarëve. Përurimi i objektit është bërë nga Kristof Stock, Slobodan Petroviq, Nenad Rashiq dhe Sasha Mirkoviq ka thënë për rajonipress Aziz Zuka, zyrtar për informim i komunës së Kllokotit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: