Në Kllokot asgjësohet një granatë dore e prodhimit Jugosllav
Gjilan – Ankuesi serb raporton se në oborrin e shtëpisë së fqiut të tij, për të cilën shtëpi ai kujdeset, ka gjetur një granatë dore. Patrulla policore ka dalur në vendin e ngjarjes, dhe konfirmoi se bëhet fjalë për një granatë dore M-75, prodhim jugosllav.
Njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së, kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe kanë bërë asgjësimin e granatës, në vendin e ngjarjes. Çdo gjë ka qenë në rregull njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/


