Në KF “Bashkimi” futbollistët rebelohen, por i bien pishman
Gjilan – Njëra ndër skuadrat më të vjetra të qytetit të Gjilanit, Bashkimi i cili bën gara në Ligën e II Grupi B në këtë stinor nuk po i ecin punët ashtu siç e kishin paramenduar. E gjithë kjo është mungesa e mjeteve financiare, ndërsa në radhët e kësaj skuadre futbollistët janë kryesisht të rinjë dhe pa përvojë.
Në shenjë të pakënaqësisë disa futbollist rebelohen duke kërkuar kushte më të mira dhe shumë gjëra ku sipas tyre duhet ndryshuar.
Pas një rebelimi të tillë kryesia e klubit të Bashkimit ka vendosur me nga dy ndeshje në mënyrë simbolike t`i dënon Mehmet Pajazitin, Landrit Behlulin ndërsa dy futbollist tjerë Rejhan Rrahmanin dhe Ardit Isufin i suspendon deri në vendimin e ri të kryesisë.
“Nuk e di pse këta futbollist janë rebeluar sigurisht kanë qenë të manipuluar apo mungesë e informacionit për gjendjen në klub, arsye tjetër nuk ka pasur dhe më vjen shumë keq nga këta futbollist pasi që janë shumë të ri dhe të manipulohen me thashetheme të rrugëve”, ka bërë të ditur Ramadan Ahmeti kryetrajneri i Bashkimit.
Ahmeti menjëherë ka kërkuar sqarim nga futbollistët e rebeluar për gjendjen e krijuar.
“Unë menjëherë i kam ftuar kam biseduar me ta gjerë e gjatë dhe kanë kërkuar falje publike për rebelimin e tyre, kanë mbështetur klubin dhe mua si kryetrajner duke na përgëzuar për punën që po e bëjmë në këto kushte tejet të vështira”, sqaron Ahmeti.
Njëri ndër themeluesit e KF Bashkimi dhe kryetrajneri i saj Ramadan Ahmeti ka një porosi për futbollistët e tij. “Nuk do të tolerojmë në asnjë moment destabilizimin e klubit kushdo qofshin ata futbollist, ata të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për ngjyrat e klubit janë të mirëseardhur ndërsa ata që dëshirojnë ta destabilizojnë klubin dyert i kanë të hapura, unë kuptoj që është një stinor mjaft i vështir, por synimi ynë është në edicionin e ardhshëm të luftojmë për titull pasi jemi në bisedime me disa donator të fuqishëm vetëm pritet konfirmimi i tyre”./rajonipress/


