RCCOLA

Në këto vende do të ketë ndërprerje të energjisë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Sipas njoftimit të KEDS-it me datën 2 dhe 4 dhjetor 2017 ndërprerje të energjisë do të ketë dalja tek fabrika e tekstilit, dalja e Malishevës dhe dalja tek Kompleksi banesor.

Më 02.12.2017 në NS 35/10 kV Gjilan I do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fabrika e Tekstilit 2 (Kodi: 60060014) prej orës 11:00 deri në orën 14:30. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qendra tregtare “Viva” dhe Albimi. Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrim i grupeve matëse në daljet 10kV.

Më 02.12.2017 në NS 35/10 kV Gjilan I do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fabrika e Tekstilit 3 (Kodi: 60060017) prej orës 12:30 deri në orën 15:30. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qendra tregtare “Viva” dhe Albimi. Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrim i GM në daljet 10kV.

Hidromorava

Më 04.12.2017 në NS 35/10 kV Gjilan I do të ndërprehet: Dalja 10 kV Malisheva (Kodi: 60060018) prej orës 11:00 deri në orën 14:30. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Malisheva, Dobërqani, Bukoviku, Capari i Kmetovcit dhe Malisheva e Epërme. Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrim i grupeve matëse në daljet 10kV.

Më 04.12.2017 në NS 35/10 kV Gjilan I do të ndërprehet: Dalja 10 kV Kompleksi Banesor (Kodi: 60060006) prej orës 12:30 deri në orën 15:30. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Banesat e Fitores dhe Banesat Ceni group. Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrim i grupeve matëse në daljet 10kV thuhet në njoftimin e KEDS-it./rajonipress/