UBT

Në këto pjesë të qytetit të Gjilanit të enjten do të ndërprehet energjia elektrike

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Sipas njoftimit të KEDS-it të enjten do të ketë ndërprerje të energjisë tek Dalja Malisheva dhe dalja tek Rrethi.

Më 01.02.2018 në TS 35/10 kV Gjilani 1 do të ndërprehet: Dalja 10 kV Malisheva (Kodi: 60060018) prej orës 11:00 deri në ora 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: Malisheva. Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrim i shtyllave të tensionit të lartë.

Uji Dea

Më 01.02.2018 në TS 110/10 kV Gjilani 5 do të ndërprehet: Dalja 10 kV j14 Rrethi (Kodi: 63000014) prej orës 11:00 deri në ora 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TSB-Betonierka, TSB-Mega (rruga e Prishtinës), TSB- Ukshini (rr. e Prishtinës), TSB-Tuneli, TSB-16 (Dardania -I), TSB-25 dhe TSB-26 (Dardania -I).

Arsyeja e ndërprerjes: Kontrollimi i sasisë se vajit./rajonipress/