HW

Në këto ditë të vështira për të gjithë, shqetësimi më i madh i UBT-së vazhdon të mbetet shëndeti i studentëve tanë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Përderisa ne e kemi ndërprerë mësimin për të ruajtur mirëqenien e studentëve, janë edhe qindra studentë të tjerë të UBT-së, të cilët momentalisht janë duke i vijuar studimet nëpër shtete të ndryshme të botës, ku përhapja e Coronavirusit është shumë më e lartë se sa në Kosovë, andaj edhe shqetësimi ynë më i madh lidhet me ta.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi në letrën me të cilin iu është drejtuar studentëve tanë ka theksuar se në momentin që ata kenë shkuar për ngritje profesionale dhe kanë fituar bursa studimi, janë nisur me plot vullnet, e të lumtur kemi qenë edhe ne si institucion, sepse kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të bindur që UBT-së dhe Kosovës do t’i kthehen me një përgatitje superiore profesionale.

“Megjithatë, vetëm përkohësisht ju ndau nga rrugëtimi gjendja dhe kaosi i shkaktuar nga përhapja globale e Coronavirusit. Si pasojë e kësaj gjendjeje, mendjet dhe brengat tona janë ndarë mes studentëve tanë në Kosovë, tek stafi ynë akademik e administrativ, por më së shumti tek ju, pasi ndodheni larg familjeve tuaja, larg shoqërisë dhe larg institucionit ku i keni nisur studimet, sepse cilido prej jush do të mbeteni përgjithmonë pjesë e pashkëputur e UBT-së”, theksoi Hajrizi.

KKVITI

Tutje ai është shprehur se mirëqenia dhe siguria e studentëve tanë ka vlerë më shumë se gjithçka tjetër, andaj në këto momente, lajmi më i mirë që mund të marrim është që ta dimë se janë shëndoshë e mirë.

“Si rektor i UBT-së dhe në emër të institucionit që e drejtoj, shpreh gatishmërinë e plotë që t’ju ndihmojmë me çfarëdo forme që keni nevojë brenda kapaciteteve tona institucionale. Qëndroni nëpër vendbanimet tuaja, sepse vetëm kështu mund ta mbroni veten dhe të tjerët, por këtë kohë shfrytëzojeni edhe për reflektime pozitive dhe për t’u marrë me gjërat që gjithmonë që keni dashur t’i bëni e arrini”, shtoi Hajrizi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.