Eko Higjiena

Në këto 3 raste nuk duhet të hani kurrsesi shegë, pavarësisht se konsiderohet fruti i jetëgjatësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dobitë gjithmonë vinë përkrahë me reziqet, prandaj është e rëndësishme që të dini edhe ato!

E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium, fosfor dhe antioksidantë, shega, fruti më i dashur i vjeshtës, mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese.

Për shegën janë kryer shumë studime dhe përfitimet janë të vërtetuar shkencërisht (lufton kolesterolin e lartë, arteriosklerozën, infeksionet e mishrave të dhëmbëve, kancerin e prostatës, sëmundjet e zemrës, obezitetin, parandalon hemorroidet dhe ndihmon gratë gjatë menopauzës), por disa njerëz nuk duhet ta hanë, shkruan Living.

PERSONAT QË VUAJNË NGA TENSIONI I ULËT

Konsumimi i lëngut të shegës mund të ulë pak tensionin e gjakut. Por nëse tensioni juaj është në vlera të ulëta, rreziku rritet edhe më shumë, ndaj bëni mirë të mos e provoni.

ARKATANA

MUND TË SHKAKTOJNË REAKSION NËSE BIEN NË KONTAKT ME DISA BARNA

Një tjetër efekt anësor i shegëve është bashkëveprimi i rrezikshëm me ilaçe të ndryshme, ndaj këshillohuni me mjekun nëse mund të konsumoni shegë teksa merrni edhe barna. Disa prej tyre janë: amitriptyline, desipramine, fluoxetine, tramadol.

PERSONAT QË KANË PLANIFIKUAR NJË OPERACION

Mjekët ndalojnë konsumin e shegëve të paktën 2 javë para një ndërhyrje kirurgjikale të planifikuar. Arsyeja? Enzimat aktive në këtë frut mund të ndërhyjnë tek kontrolli i tensionit të gjakut gjatë dhe pas operacionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.