FITORJA

Në Këshillin e Sigurimit diskutohet edhe iniciativa e Thaçit për ushtrinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ne mesin e shumë tema tjera që do të diskutohen sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është edhe ajo për Ushtrinë e Kosovës. Kështu bëhet e ditur në agjendën ditore të Kombeve të Bashkuara, dhe këtë raport do ta prezantojë Zahir Tanin, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Aty përmendet edhe iniciativa e presidentit, Hashim Thaçi, për të fuqizuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes ndryshimeve ligjore, por jo edhe përmes ndryshimeve kushtetuese.

Në raportin e fundit, përmendet rasti i ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze në bazë të një flet-arresti që figuronte në INTERPOL të lëshuar Serbia

Po ashtu, aty përmendet edhe deklarata e ish-deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, si reagim ndaj situatës së krijuar me vëllain e tij, në Francë.

Uji Dea

“Vëllai i Haradinajt, Daut Haradinaj, që është po ashtu përfaqësues i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, kërcëoni me luftë dhe spastrim etnik të serbëve të Kosovës, nëse vëllai i tij do të ekstradohej në Serbi,” thuhet më tej në raport, shkruan arbresh.info.

“Krijimi i forcave të armatosura do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, e cila do të duhej të miratohej me dy të tretat e shumicës në Kuvend dhe me shumicën e barabartë të vendeve të rezervuara për përfaqësuesit e pakicave etnike. Prandaj, kjo iniciativë do të kërkonte miratim nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët kundërshtojnë fuqishëm krijimin e një ushtrie të Kosovës,” thuhet në raport.

Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres lidhur me punën e UNMIK-ut dhe situatën në Kosovë në periudhën nga 16 janari deri më 15 prill të këtij viti.

Ky raport paraqitet në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 (1999), përmes së cilës Këshilli vendosi të themelojë Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.