UBT

Në kërkim të parandalimit të terrorizmit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me shoqërinë civile, komunitetet fetare, mediet dhe organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtare, po kërkon që të dalë me një strategji se si të parandalojë ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm që shpie në terrorizëm.

Nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit dhe me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, këshilltari për Siguri Nacionale i Kryeministrit, Edon Myftari, tha se Qeveria është e përkushtuar që të jetë në një hap me aleatët e saj, si SHBA-të dhe BE-ja në luftën ndaj këtij fenomeni negativ dhe destruktiv.

FIDANISHTJA

Të hënën në një tryezë me temën: “Parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm”, të parët që folën ishin përfaqësuesit e tri besimeve më të mëdha fetare në Kosovë, Vedat Sahiti nga BIK, Don Lush Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës dhe Srdjan Stankonivc nga Kisha Ortodokse.

Që të tre përfaqësuesit e vlerësuan se feja duhet të shërbejë për bashkim, duke u distancuar nga veprimet individuale. Një nga pikat ishte edhe arsyeja e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktet jashtë vendit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.