ARKATANA

“Ne kemi thyer tabu, kemi sjell revolucion” – Arta Bajrami flet për muzikën që është bërë dikur dhe sot

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, prej vitesh ka qenë pjesë e skenës ku ka realizuar hite të shumta.

Duke qenë se ishte në top formë dhe një artiste shumë e pëlqyer, ajo ka folur për karrierën dhe muzikën që ka bërë në vitet e 90-ta.

E njëjta thekson se ka bërë revolucion me trendet që ka sjell asokohe në çdo këngë e klip.

“Ne kemi thyer njëmend tabu dhe kemi bërë revolucion. Tani e ke parë se është kthyer trendi i viteve të 90-ta, edhe po na kopjojnë pak, po inspirohen normal. Muzika është bërë, nuk është më art vetëm lëshoje për të bërë zhurmë”, u shpreh ajo.

RCCOLA

Krijuesja e hitit “Më shumë se gabim” shtoi: “Muzika nuk po ka shumë diçka, që me u dallu një artist, që me thanë qikjo pak mungon ndoshta që ka shumë prodhim. Koha ka evoluar shumë. Muzika është bërë shumë. Nuk është më art”.

Pavarësisht kësaj, ajo po vazhdon të jetë e angazhuar dhe t’iu përshtatet trendit të momentit.

Arta shquhet për hitet si: “E pafat”, “I njëjti ke mbet”, “Falje nuk ka”, “Nuk prish punë”, “Pse mu” etj. /Telegrafi/