RCCOLA

Në Karaqevë të Epërme arrestohen tre shqiptarë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në fshatin Karaqevë e Epërme të Kamenicës janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar pasi të njëjtit kishin pasur një zënkë mes vete rreth disa pronave dhe njëri nga ta ka shtënë dy herë me revole , por nuk është qëlluar asnjë nga personat dhe herën e tretë revolja i ishte bllokuar njoftoj policia e Kosovës.

Sipas policisë arma TT m 57 kalibri 7.62 me 7 fishekë është konfiskuar si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.

Uji Dea

Me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./rajonipress/