RCCOLA

Në Karaçevë të Poshtme mungojnë investimet, banorët nisin të shpërngulen nga rreziku i ujërave të zeza

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Bashkësia lokale e fshatit Karaqevë e Poshtme po përballet me shumë halle dhe brenga e mbi të gjitha me mungesë të investimeve në infrastrukturë. Sipas Selver Lenjanit ujërat e zeza janë problem serioz sepse mund të shfaqet ndonjë epidemi.

“Banorët e brezit kufitar të Karaqevës, banorët rezident është rrezik permanent nga ujërat e zeza gati për 3 vite që nga rreziku permanent shfaqja e një epidemie nga këto ujërat e zeza janë një rrezik për banoret që jetojnë, ku ç’qendër të fshatit Karaqevë, tashmë banori i Karaqevës, Izmir Lenjani e ka të pa mundur të banojë në shtëpinë e vetë, as derë dhe dritare të shtëpisë nuk mundet të hap. Për t`i ik kësaj epidemie rrezik për shëndetin e banorëve të brezit kufitar dhe për ti ik kësaj epidemie Izmiri iki me familje në drejtim të Gjilanit, por banorët që jetojmë dëshmi janë fotot që janë në sipërfaqe era e padurueshme, jeta e padurueshme që po e rëndon jetën në brezin kufitar” ka shkruar në reagimin e tij Selver Lenjani.

Lenjani thotë se kërkohet një ndihmë urgjente për sanimin e këtyre ujërave të zeza për t`ju shmang sëmundjeve, dhe kërkojmë që të ndërhyhet urgjentisht përderisa nuk është vonë, sepse edhe Karaçeva është pjesë e Kosovës.

Uji Dea

“Në tërësi banorët janë në rrezik për jetë nga ujërat e zeza, që mund të shfaqet epidemia e paparashikuar dhe ju drejtohemi edhe kreut komunës Kadri Rahimaj dhe Zotit Albin Kurtit që të ndërmarrin masa urgjente” ka shkruar Lenjani.

Lenjani madje ka një pronori për pushtetarët lokal e qendror të cilët vetëm i morën votat dhe kurrë nuk dolën në teren.

“Le të dalin në teren këta pushtetarët sepse këtu i kanë marrë votat dhe ky është buxhet i popullit” ka shtuar Selver Lenjani kryetar i bashkësisë në Karaçevë e Poshtme./rajonipress/