RCCOLA

Në Kamenicë zjarrëvënie e qëllimshme e veturës, në Ranillug plaçkitet qumështorja

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se dyshon që dikush i ka vënë zjarrin veturës së tij.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin ku dhe është gjetur një shishe me derivate njoftoj policia e Kosovës.

Hidromorava

Kurse në Ranillug viktima mashkull serb ka raportuar se nga persona të panjohur në një depo e cila ndodhet në objektin e ish kooperativës bujqësore janë vjedhur aparate të qumështores pronë e viktimës dhe dy personave tjerë.

Sipas viktimës vlera e dëmit të pajisjeve të vjedhura është e konsiderueshme./rajonipress/