UBT

Në Kamenicë vazhdon koalicioni LDK-AAK

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli tha se nuk vërehen ftohje të raporteve me AAK pas shkarkimit të Ilir Kastratit, derisa Lulzim Leci për rajonipress tha se ky subjekt politik ka kuadro të mira, por përgjigjen vendimtare pritet ta jap kryesia e AAK-së këtë të hënë.

Kreu i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli është në pritje të një emri të ri që do të duhej ta propozonte AAK në vend të Ilir Kastratit i cili u shkarkua nga Surdulli për mos bashkëpunim institucional.

Surdulli i kontaktuar nga rajonipress tha se është në kontakt me Lulzim Lecin dhe nuk ka vërejtur ndonjë ftohje të raporteve mes koalicionit.”Po presim deri të hënën që AAK-ja të sjellë një propozim të ri për ta emëruar drejtorin e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor” tha ai.

Uji Dea

Por kësaj radhe Surdulli ka kritere më të ashpra për drejtorin e ri të AAK-së. “Kriteri im për drejtor është që të jetë i aftë, profesional dhe të punojë me përkushtim për të mirën e komunës dhe qytetarëve të saj. Të menaxhojë mirë punën e drejtorisë, të jetë efikas në punë, të komunikojë pa rezerva me kryetarin e komunës, zëvendëskryetarin, kryesuesin e kuvendit dhe të gjithë drejtorët e drejtorive” tha Surdulli.

Kurse Lulzim Leci kryetar i degës së AAK-së dhe nënkryetar i Komunës tha për rajonipress se ky subjekt politikë ka kuadro të forta e të dëshmuara për ta zëvendësuar pozitën e drejtorit të urbanizmit, por gjithçka pritet të vendoset këtë të hënë në mbledhjen e kryesisë së AAK-së.

Leci tha se ka takuar Ilir Kastratin dhe ka marrë mendimin e tij, por gjithçka do të dihet të hënën pas takimit të kryesisë së AAK-së ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.