UBT

Në Kamenicë, “Tetori Rozë” bashkon të gjithë për ndërgjegjësim ndaj kancerit të gjirit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kamenicë – Në kuadër të aktiviteteve për Muajin e Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit, Komuna e Kamenicës përmes Grupit të Grave të Komunës ka organizuar një marsh simbolik, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.

Këtij marshi iu bashkua, Kadri Rahimaj së bashku me përfaqësues të institucioneve, gra aktiviste, nxënës dhe qytetarë të shumtë të cilët u nisën nga objekti i Komunës së Kamenicës drejt bulevardit të qytetit.

Të veshura me ngjyrë rozë, si simbol i këtij muaji dhe i solidaritetit për të gjitha gratë që përballen me kancerin e gjirit, në duar mbanin pankartën “Tetori Rozë. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Zbulimi i hershëm shpëton jetë”.

Kadri Rahimaj, tha se ky aktivitet është dëshmi e solidaritetit dhe angazhimit të përbashkët për shëndetin e grave.

HW

“Bashkë për gratë, bashkë për ndërgjegjësim. Sot marshuam bashkë me koleget tona, me gratë aktiviste për Tetorin Rozë, e me nxënës që e kanë kuptuar rëndësinë e këtij muaji”, theksoi Rahimaj.

Ndërsa kryetarja e Grupit të Grave, Burbuqe Leka, ftoi qytetarët, të rinjtë, organizatat dhe institucionet që të jenë pjesë e aktiviteteve të muajit tetor, duke kontribuar në përhapjen e mesazhit për kujdesin ndaj shëndetit të gruas.

Në shenjë solidariteti, bulevardi i qytetit është stolisur në ngjyrë rozë, duke u kthyer në simbol të mbështetjes për të gjitha gratë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.