Fundamenti

Në Kamenicë shpërndahen pako me veshmbathje për fëmijët me nevoja të veçanta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryqi i Kuq në Kamenicë në bashkëpunim me bizneset e komunës së Kamenicës u ka dhuruar pako me veshmbathje dhe lodra fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët vijojnë mësimet në shkollat e Kamenicës.

Kryetari i Kryqit të Kuq në Kamenicë, Rexhep Morina, ka falënderuar bizneset të cilat me donacionet që dhuruan arritën që sadopak t’i gëzojnë këta fëmijë.

RCCOLA

“Me iniciativën e vullnetarëve ishim te disa biznese të cilët na pritën shumë mirë, dhe na dolën në ndihmë që të sigurojmë nga një pako për këta fëmijë. Faleminderit prej pronarëve të bizneseve: salloni i këpucëve “FOREVER”, “HALITI- SM”, super market “DRILONI”. I falënderojmë nga zemra këta donatorë dhe lutemi për ta që të kenë shëndet e suksese në punë, në familje e në pasuri”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Morina ka falënderuar edhe vullnetarët të cilët përgatitën pakot.
“Vullnetarët tanë i falënderoj pasi që përgatitën pakot dhe nuk u lodhën asnjëherë. Po ashtu e falënderojmë edhe mësuesen Rrezarta Dërmaku, e cila na ndihmoj në sigurimin e të dhënave të fëmijëve dhe dorëzimin e pakove”, është shprehur ai./rajonipress/