RCCOLA

Në Kamenicë shënohet rënie e dhunës ndaj grave, viset rurale nuk e raportojnë dhunën

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Sipas Nazmije Demollit – Kastrati rastet e dhunës ndaj grave janë në rënie e sipër, ku gjatë këtij viti janë lajmëruar gjithsej 9 raste, prej tyre 5 janë nga komuniteti shqiptar, 3 raste nga ai serb dhe një rast nga ai rom, pra në krahasim me vitet paraprake kemi të bëjmë me zvogëlim të dhunës ndaj grave ka thënë Kastrati.

Sipas Nazmije Demollit – Kastrati rastet e dhunës ndaj grave janë në rënie e sipër, ku gjatë këtij viti janë lajmëruar gjithsej 9 raste, prej tyre 5 janë nga komuniteti shqiptar, 3 raste nga ai serb dhe një rast nga ai rom, pra në krahasim me vitet paraprake kemi të bëjmë me zvogëlim të dhunës ndaj grave ka thënë Kastrati.

RCCOLA

Sipas Kastratit numri i rasteve të dhunës së ushtruar ndaj grave mund të jetë edhe më i madh, se sa numri i atyre të lajmëruara në polici, sepse të gjitha rastet e dhunës nuk raportohen te organet kompetente, e sidomos nga viset rurale. “Bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, për parandalimin e dhunës ndaj gruas është i domosdoshëm, për të krijuar një ambient të tillë, ku dhuna ndaj grave është e pa pranueshme dhe e pa tolerueshme” ka thënë ajo./rajonipress/