Në Kamenicë shënohet dita ndërkombëtare e familjes

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) Nazmije Demolli-Kastrati, dje ka mbajtur ligjëratën me temën “Familja dhe roli i saj në shoqëri”, me nxënës të klasave të VII, VIII dhe të IX-ta në shkollën fillore “17 Shkurti” në Muqivërc, me rastin e 15 majit Ditës Ndërkombëtare të Familjes.

Forma e kësaj ligjëratë ka pasur karakter informues dhe vetedijësues, e cila është paraqitur me shembuj konkret e fotografi.

Eco Higjiena

Koordinatorja Demolli-Kastrati prezantoi mënyrën e jetesës së familjeve kosovare duke krahasuar kohën e mëhershme me atë të sotme.

Ndërsa Drejtori i shkollës Arsim Thaqi falënderoi zyrtaret e NJKDNJ-së për kontributin e dhënë lidhur me këtë ligjëratë, kurse zyrtarja për barazi gjinore Teuta Kastrati këshilloi nxënësit se duhet mbrojtur dhe respektuar familjen./rajonipress/