Eko Higjiena

Në Kamenicë rriten shkurorëzimet- heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Enver Ajvazi ka thënë se në regjistrimin në librat amë të lindjes, më tepër kemi raste të lindur jashtë Kosovës, në diasporë dhe shtete të perëndimit, se në komunën tonë, ku vetëm gjatë vitit 2012 kemi pasur 809 raste të lindjes jashtë Kosovës. Po ashtu vlen të përmendet edhe një rritje e shkurorëzimeve të shumta që po ndodhin në komunën tonë dhe martesat me të huajt, si dhe heqja dorë nga shtetësia e Kosovës.

Sukseset e Drejtorisë së Administratës në Kamenicë nuk kanë munguar as në vitin 2012. Drejtori i kësaj drejtorie Enver Ajvazi ka thënë se vitin që e lamë pas, qytetarëve kamenicas u janë kryer shërbime të shpejta dhe cilësore. “Qendra e shërbimeve të qytetarëve, falë ndihmës së Logos-it, vepron në kushte të mira të punës, si dhe fal angazhimit të stafit profesional është arritur që qytetarët të jenë të kënaqur me shërbimet e ofruara nga kjo qendër” tha Ajvazi.

Sipas Ajvazit i suksesshëm ka qenë edhe shërbimi dhe funksionimi i mirë i gjendjes civile. Shërbimet e gjendjes civile, pos në Kamenicë, këto shërbime kryhen edhe në zyrat që gjenden në fshatin Hogosht dhe në Muçivërc, të cilat kanë kompetenca të plota, sikurse në Kamenicë. “Vitin që lamë pas gjendja civile ka arritur që të lëshoj rreth 36 764 dokumente, mendoj se është një numër shumë i madh, por nëse i shtojmë edhe kërkesat e qytetarëve të cilët kanë parashtruar në Qendrën e Shërbimeve për Qytetarë, atëherë në bazë të kërkesave dhe procesimit të dokumenteve është arritur që kjo qendër të procesoj mbi 70 mijë lëndë” tha ai, duke shtuar se kjo ka qenë sukses dhe angazhim permanent i zyrtarëve të kësaj qendre, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm kanë arritur që t’i kryejnë këto shërbime.

Ajvazi ka thënë se në regjistrimin në librat amë të lindjes, më tepër kemi raste të lindur jashtë Kosovës, në diasporë dhe shtete të perëndimit, se në komunën tonë, ku vetëm gjatë vitit 2012 kemi pasur 809 raste të lindjes jashtë Kosovës. “Po ashtu vlen të përmendet edhe një rritje e shkurorëzimeve të shumta që po ndodhin në komunën tonë dhe martesat me të huajt, si dhe heqja dorë nga shtetësia e Kosovës”.

Ndër, sukseset e shumta ai potencoj edhe Hartimin dhe përfundimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Zhvillimor Urban. “ Edhe në hartimin e dy planeve isha anëtar i asaj ekipe dhe në vitin 2012, është përfunduar të cilat kanë marrë një kohë shumë të madhe në hartimin e këtyre dy planeve, të cilat janë projekte madhore për komunën e Kamenicës. Këto plane parashohin kahet e zhvillimit të komunës sonë në periudhën e ardhshme dhjetëvjeçare” tha ai.

Eco Higjiena

Po ashtu, në këtë drejtori gjatë vitit 2012, është bërë edhe ngritja apo avancimi i performancës komunale përmes një grupe, e cila ishte e emëruar nga Kryetari i komunës së Kamenicës në bashkëpunim me USAID-in, gjegjësisht programin DEMI.

Ky grup ka arritur që gjatë vitit që lamë pas të hartoj rregulloret e brendshme, për funksionimin në përgjithësi të administratës, drejtorive komunale, njëherit ka hartuar organogramin e drejtorive komunale apo strukturave komunale, hartimin e përgjegjësive dhe detyrave të drejtorive, e cila grup ende punon dhe vazhdon në ngritjen e performancës komunale dhe në mesin e disa komunave, si kemi arritur që të certifikohemi apo të zgjidhemi si kampion i organizatës me performancë të lartë tha Ajvazi.

Ajvazi tha se tanimë qytetarët informohen në mënyrë elektronike nëpërmes ëeb-sms, e cila ka ndikuar në avancimin edhe më të madh në kryerjen e shërbimeve.

Ai, tha se ndër sfidat për vitin 2013, do të jetë angazhimi dhe përkushtimi në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, njëherit sfidë do të jetë edhe realizimi i projektit të objektit të komunës së re, i cili objekt do të na ofronte kushte më të mira teknike dhe administrative qytetarët e komunës sonë./rajonipress/