Fundamenti

Në Kamenicë propozohet që bizneseve të cilave u ka ndërruar jetë pronari, tu falen borxhet

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kamenicë – Donjeta Morina, delegate nga AKR, propozoi që bizneseve të cilave u ka ndërruar jetë pronari, tu falen borxhet. Të gjitha këto pika të rendit të ditës kaluan, duke u votuar unanimisht, përpos propozimit të delegates nga radhët e AKR-së.

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e dytë (II) të rregullt për vitin 2021. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Albert Sermaxhaj, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, delegatët, disa nga Drejtorët e Drejtorive Komunale, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani.

Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal Sh.01, Nr.4527, dt.22.02.2021.
2. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit,
3. Raporti Financiar për vitin e përfunduar më 31.12.2021, Sh.02, Nr.3768, dt: 12.02.2021,
4.Raporti Tremujor Financiar Tetor-Dhjetor (TM-4) 2020. Sh.05,Nr.3769,dt.12.02.2021,
5.Draft: Plani i punës së KKSB-së për vitin 2021. Sh.02, Nr.2585, dt: 02.02.2021,
6. Të ndryshme.

Eco Higjiena

Pas hapjes së seancës u bënë edhe këto propozime për rend dite:
Besnik Rrudhani, delegat nga LDK, propozoi që të ndahet një mirënjohje për fotografin nga Kamenica, Arian Mavriqi.

Donjeta Morina, delegate nga AKR, propozoi që bizneseve të cilave u ka ndërruar jetë pronari, tu falen borxhet.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës kaluan, duke u votuar unanimisht, përpos propozimit të delegates nga radhët e AKR-së që ka mbetur në shqyrtim për seancën tjetër./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.