UBT

Në Kamenicë promovohen të drejtat e komunitetit rom dhe pjesëtarëve të tyre në jetën institucionale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh shqetësimet, mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit Rom në vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur tryezën e parë lidhur me promovimi i të drejtave të komuniteteve Rom dhe pjesëtarëve të tyre në jetën institucional.

Qëllimi i organizimit të tryezës është diskutimi i sfidave dhe problemeve që ballafaqohen qytetarët e Komunitetit Rom në jetën e përditshme si dhe shqyrtimi i mundësive për të përmirësuar gjendjen nga ana e Institucioneve Komunale.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh shqetësimet, mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit Rom në vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

RCCOLA

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza është organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, rritja e punësimit të komunitetit Rom në institucionet komunale, zgjidhja e problemeve sociale, të drejtat në shkollim, të jenë aktiv në jetën kulturore dhe sportive, rritja e bashkëpunimi me komunat tjera ku jeton komuniteti rom, ndarja e bursave për shkollim dhe studime, etj,

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për komunitete,qytetarë të komunitetit rom,zyrtarja për barazi gjinore, zyrtarja për të drejtat e njeriut, zyrtar nga zyra e komuniteteve, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, mediet lokale.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”./rajonipress/