Uji Dea

Në Kamenicë profesor e studiues shkencor debatojnë në tryezën me temën: “Një vështrim historik dhe shkencor”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kjo tryezë e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka mbledhur profesorë e njohës të kontekstit historik të asaj që vendi ka kaluar përgjatë luftërave të ndryshme si dhe përpjekjet e vazhdueshme të tij për kapërcim e arritje të lirisë.

Dje në kuadër të Ditës së Çlirimit të Komunës së Kamenicës është mbajtur tryezë shkencore me titull “Një vështrim historik dhe shkencor”.

Kjo tryezë e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka mbledhur profesorë e njohës të kontekstit historik të asaj që vendi ka kaluar përgjatë luftërave të ndryshme si dhe përpjekjet e vazhdueshme të tij për kapërcim e arritje të lirisë.

Rahimaj u ka uruar mirëseardhje profesorëve universitar, duke thënë se është shumë e rëndësishme që kur flasim për historinë, për më tepër kur qasja është edhe shkencore, nuk duhet kontribuar apo përkufizuar si zonë e ndarë nga tërësia, sepse në këtë rast kemi të bëjmë me një tërësi që është kombëtare.

Uji Dea

“Zona, rajoni apo vendbanimi është e duhet të jetë pjesë përbërëse e qëllimeve kombëtare”-ka thënë Rahimaj.

Profesorët të cilët kanë lexuar kumtesat janë:
Bujar Dugolli-“Personalitetet që bënë histori për Kosovën nga rajoni i Kamenicës gjatë viteve 1945-1999,

Mrika Limani-Myrtaj-“Aspektet sociale mbi pjesëmarrjen e grave të Dardanës në lëvizje disidente dhe luftën çlirimtare”,
Mentor Hasani-“Praktikat e segregacionit dhe diskriminimit etnik nëpër shkollat shqipe”,
Skënder Lutfiu-“Trashëgimia kulturore e Kamenicës”,
Durim Avdullahu-“Lufta e Kosovës në literaturën në gjuhën angleze”,
Oktaj Hasani-“Kriza e tretë lindore dhe shpërngulja e shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit dhe vendosja e disa familjeve në qytetin e Kamenicës”.

Të pranishëm në këtë tryezë kanë qenë edhe pjesëtarë nga Klubi Letrar “Nositi”, në mesin e tyre Nexhat Rexha i cili ka vlerësuar lartë tryezën e organizuar duke thënë që përbërja e cila është prezantuar të jetë edhe e shkruar sepse vetëm ashtu mund të ruhen të dhëna që janë domethënëse edhe për ditën në fjalë por edhe për historinë e re./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.