RCCOLA

Në Kamenicë pastrohen disa lokalitete

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Task forca komunale ka vazhduar aksionin për pastrimin e Kamenicës edhe gjatë ditëve të vikendit.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ramadan Basha bashkë me zyrtarin e DSHP-së Hysen Jerliun dhe me stafin e Eco Higjienës, kanë bërë pastrimin e urës në Dajkoc, Novosellë dhe tek ura pranë fshatit Muçivërc.

Në aksionin e ditës së sotme janë zbrazur disa kontejnerë dhe janë mbledhur rreth 100 thasë me mbeturina.

Uji Dea

Sipas drejtorit Basha, janë pastruar të gjitha këto zona nga mbeturinat dhe ditëve në vijim do të intervenohet edhe me makineri të rënda për t’i larguar edhe mbetjet e ngurta.

Ai falënderoi stafin dhe kompaninë Eco Higjiena të cilët sot kanë ndihmuar në këtë aksion në mënyrë vullnetare.

Aksioni për pastrimin e Kamenicës do të vazhdojë edhe ditëve në vijim./rajonipress/