RCCOLA

Në Kamenicë nxënësit njihen për rreziqet nga përdorimi i pakontrolluar i internetit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Temat e diskutuara ishin nga më të ndryshmet, duke filluar nga elaborimi i të drejtave të fëmijëve, mbrojtja dhe vetëdijesimi i fëmijëve nga përdorimi i pakontrolluar i internetit, puna vullnetare etj.

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’ që përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), ka mbajtur takimin e radhës këshillues me temën ofrimin e shërbimeve këshilluese preventive, mbrojtëse dhe intervenim të hershëm, në shkollën fillore “Avdulla Krashnica-Presheva”, në fshatin Koretin të komunës së Kamenicës.

Qëllimi i takimit ishte dhënia e këshillave mbrojtëse dhe vetëdijesimi i nxënësve të shkollave fillore me situatat në të cilat mund të bien ndesh, si dhe diskutimin e sfidave dhe mundësive për përmirësimi e qasjes së fëmijëve, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbrojtjen dhe ç`asjen e tyre sa më gjithëpërfshirëse.

Në takim përveç stafit të NOPM-së morën pjesë edhe zyrtarja komunale për të Drejtat e Njeriut, respektivisht koordinatorja për të drejtat e fëmijëve.

Uji Dea

Temat e diskutuara ishin nga më të ndryshmet, duke filluar nga elaborimi i të drejtave të fëmijëve, mbrojtja dhe vetëdijesimi i fëmijëve nga përdorimi i pakontrolluar i internetit, puna vullnetare etj.

Forma e takimit ka qenë me karakter informues e vetëdijesues për rreziqet me të cilat ballafaqohen të rinjtë, gjithashtu diskutimi me nxënës ka qenë interaktiv ku kemi marr pyetje e përgjigjeje të ndryshme lidhur me shqetësimet e tyre.

Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe mbështetur nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika të Mirëqenies Sociale dhe Kërkimore./rajonipress/